Një i ri 24 vjeçar ka rënë në pranga nga Policia për shkak se qytetari me inicialet L.Ll., banues në Tiranë dyshohet se ka grabitur shtëpinë e tezes së tij në Shkodër ku kishte shkuar për vizitë. Tezja e tij me inicialet A.S, 49 vjeçe, ka bërë kallëzim pasi dyshon që ishte pikërisht nipi i saj ai që i ka vjedhur banesën në fshatin Berdicë, Shkodër. 49 vjeçarja është lindur në Bërdicë por banon në Gjermani prej vitesh dhe kishte ardhur për pushime.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 05.08.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin L. Ll. 24, banues në Tirane, sepse në orën 15:00, shtetasja A. S. 49 vjece, lindur në Bërdice, banuese në Gjermani, ka bërë kallzim, ku dyshon se nipi i saj i ka vjedhur banesën në fshatin Berdicë, Shkodër, ku ata qëndrojnë sëbashku, ku i ka marrë shumen prej 50 Euro, 3000 lekë të reja, dy çanta, një fshesë me korent. Neni 134 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit L. Ll. në gjendje të lirë./joq.al/