Një zjarr madh ka rënë ditën e sotme në një banesë në Lezë. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme ku banesë në fshatin Ishull është shkrumbuar e gjitha. Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje por ka qenë e pamundur ndërhyrja për shkak të një kanali i cili nuk lejonte zjarrfikësen të arrinte te banesa. Fatmirësisht raportohet që nuk ka të lënduar vetëm dëme të mëdha materiale. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan në shkrumbimin e banesës.