Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 302, datë 11.05.2022 “Për Politikat Kombëtare për Riorganizimin e Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit, Trajtimit dhe Përpunimit të Ujërave të Ndotura dhe të Vendimit Nr.1304, datë 11.12.2009 “Për miratimin e modelit të rregullores “Për furnizimin me ujë dhe për kanalizimet në zonën e shërbimit të ujësjellës- kanalizimeve sh.a.”, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Shkodër me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të AKUM, ka ndërmarrë aksion për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm të të gjithë debitorëve në të gjithë territorin që ushtron aktivitetin e saj Shoqëria.
Ky aksion ka për qëllim ndërgjegjësimin e debitorëve duke i drejtuar ata drejt pagimit të plotë të debisë, hyrjes në akmarrëveshje dhe deri në marrjen e masave duke ndërprerë furnzimin me ujë të pijshem.
Ju lutem kërkojmë nga ana juaj shlyerjen e debive përkatëse deri me datën 20.11.2023 me qëllim që të mos arrijmë në marrjen e masave për ndërprerje të furnizimit me ujë.
Gjithashtu ju bëjmë me dije se çdo klient, i cili nuk ka informacion për kontraten e furnzimit me ujë që i përket atij ose objektit të cilit zotëron mund të paraqitet për marrjen e informacionit pranë degës së klientit nga ora 8:00 – 15:00, nga e hëna deri te premten, dhe diten e shtunë nga ora 8:00- 13:00. /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të UK Shkodër/