Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 09:10, në lagjen “Partizani”, automjeti me drejtuese shtetasen B. M., 36 vjeçe, banuese në Shkodër, ka aksidentuar shtetasin E. K., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
Shtetasi E. K. është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.