Përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit kanë njoftuar për prótèstë ditën e hënë përballë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa ky aktivitet nuk është hapur ende pas bllokimit si pasojë e korona virusit.
Prótèsta pritet të mbahet rreth orës 10:00, ndërsa kërkojnë para ministrisë plotësimin e 6 kërkesave, mes të cilave edhe rihapja sa më e shpejtë e transportit publik.
Kërkesat e paraqitura janë:
1.Heqja e akcizës për blerjen e naftës nga shoqëritë e transportit publik.
2.Njohjen e shpenzimit të zbritshëm 100%, për naftën pasi është lënda jonë e parë.
3.Subvencionimin me 50% të ngarkesës direkt në llogaritë e shoqërive të transportit publik duke marrë parasysh lejen e udhëtimit për të kuptuar sa kapacitet ka mjeti.
4.Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% në 0% për vitin 2020 dhe rikthimin e tij në nivelet e sektorit të turizmit 6% pasi edhe transporti është një nga hallkat e tij.
5.Faljen e taksave vendore të mjeteve për vitin 2020
6.Të merren masa urgjente nga organet e Ministrisë së Punëve te Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për luftimin e transportit të udhëtarëve me mjete informale i cili ka lulëzuar gjatë pas pandemisë.