Në 100- vjetorin e krijimit, Shoqnia “Vllaznia” do të marrë titullin më të lartë presidencial, “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës. Sipas një postimi në faqen zyrtare të Bashkisë së Shkodrës në Facebook, mësohet se ceremonitë e rastit do të nisin nga ora 17.00 dhe do të transmetohen direkt në media. Për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e eventeve, mund ta ndjekin në mediat e Shkodrës, në Supersport 1 dhe në rrjetet sociale të këtyre mediave dhe Bashkisë Shkodër.
Festimet për 100- vjetorin sapo kanë filluar dhe do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit siç ka njoftuar Bashkia Shkodër. Marrja e urdhrit më të lartë presidencial, është një start shumë i mirë për të festuar siç duhet një shekull Vllazni. Mësohet se tituj presidencialë janë akorduar nga Presidenti i Republikës edhe për figura të spikatura në vite të ekipeve të Vllaznisë. /ShkodraWeb/