Ndërsa zgjedhjet e 25 prillit 2021 duken disi larg në kohë, ka dalë edhe emri i parë i kandidatit të pavarur që do të marrë pjesë në këto zgjedhje. Përfaëqsues të trevave të Dukagjinit, janë mbledhur në një kuvend për të caktuar një përfaëqsues të tyre në këtë garë për Kuvendin e Shqipërisë. Sipas organizatorëve të atij që e quajtën Kuvendi i Dukagjinit, në takimin e organizuar në qytetin e Skodrës, ishin ftuar mbi 100 figura e intelektualë të zonës.
Të pranishmit kanë marrë fjalën, duke folur për nevojë që ka kjo trevë për tu përfaqësuar me një njeri të tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Po ashtu, ata kanë folur për situatën e vështirë por edhe nëpërkëmbken që iu bë Dukagjinit nga deputetë që u morën votën por nuk u zgjidhën probemet. Nga pjesëmarrësit në këtë tybim, janë propozuar disa emra konkretë si kandidatë për deputetë. Më i preferuari ka rezultuar avokati Pal Shkambi, i cili ka qenë themelues e kryetar i Partisë Popullore Kristian Demokrate dhe madje, edhe kansidaturë për organet e vetting- ut.
Pasi ka falenderuar për mbështetjen e marrë, Shkambi ka lexuar edhe një betim solemn para të pranishmëve, ndërsa ka vënë dorën edhe mbi Bibël. Ajo që mbetet të shihet, është mënyra e kandidimit të Pal Shkambit. Kodi i ri elektoral, nëse do të konfirmohet nga Kuvendi i Shqipërisë pas kthimit për rishqyrtim nga presidenti Meta, thuajse pamundëson kandidatët e pavarur në garë me 25 prill 2021. Mbetet që avokati Shkambi të kandidojë me ndonjë sigël partie, mbase edhe PPKD- në, parti që ai e krijoi dhe e drejtoi për shumë vite dhe që është me qendër në Shkodër. /ShkodraWeb Media/