Pas publikimit të exit polleve të para në zgjedhjeve në Gjermani, mijëra persona kanë dal në sheshin e Berlinit për të protestuar kundër të djathtës ksenofobe dhe nacionaliste të AfD-së. Kjo parti kishte organizuar një festë të madhe në një lokal dhe për të shmangur përplasjen, policia ka vendosur një perimeter sigurie. Shumë protestues kanë lëshuar parrula kundër frymës së kësaj partie. Partia nacionaliste njihet për lëvizjet anti-islame dhe anti-emigrantëve mori 13-13,5 për qind të votave, sipas sondazheve të realizuara pas votimit dhe do të dërgojë 86-89 deputetë në Bundestag.
Sipas exit polleve deri tani në Bundestagun gjerman futen 6 parti politike.
Rezultatet
CDU/CSU 32.7 %
SPD 20.2%
Partia e Gjelbër 9.4%
AFD 13.4%
Të majtët 8.9 %
Liberalët 10.5 %