Një bombol gazi ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të mëdha në një banesë në lagjen Xhabije të Shkodrës.
Sipas ekspertëve të policisë, bombola ka pasur defekt dhe për këtë shkak ka shpërthyer.
Ngjarja ndodhi në shtëpinë e Muahmet Çinarit për fat pa viktima por vetëm dëme materiale.
Familjarët ishin ndodhur në dhomën tjetër të shtëpisë dhe jo në kuzhinë.
Zjarrfikësit në vendin e ngjarjes mundësuan vendosjen e situatës në kontroll, raporton “Abc”.
Vetëm brenda 10 ditësh në Shkodër kanë ndodhur dy shpërthime nga bombolat e gazit, për fat të mirë vetëm me dëme materiale.
Mungesa e kolaudimit të bombolave dhe e kontrollit të tyre janë shkaktarët kryesorë të zjarreve nëpër banesa./gazetaexpress/
FACT CHECK: ShkodraWeb synon t'ju informojë në mënyrë të drejtë dhe të saktë. Nëse ju konstatoni se ka ndonjë pasaktësi të mundshme, jeni të lutur të na e raportoni këtu