Një bombol gazi ka shpërthyer në një apartament në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në një banesë në katin e katërt të një pallati në qytetin e Lushnjës. Mësohet se nga shpërthimi i bombolës, e cila përdorej për gatim, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Fillimisht bombola, e cila ishte vendosur në aneksin e improvizuar në ballkonin e shtëpisë, ka marrë flakë, e më pas ka shpërthyer. Në këtë moment banorët e shtëpisë kanë dalë jashtë, e fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime. /BALKANWEB/