Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në një banesë në Roskovec, të Fierit. Si pasojë, flakët kanë përfshirë banesën, duke e shkrumbuar plotësisht. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pasi banorët e shtëpisë kanë dalë menjëherë jashtë sapo ka ndodhur shpërthimi. Banesa njëkatëshe në fshatin Kuman, e cila u shkrumbua plotësisht nga zjarri, është në pronësi të shtetasit Sadush Veliaj. Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Patosit dhe forcat e policisë./BALKANWEB/