Një shpërthim është dëgjuar në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan, në vendin e quajtur “Spaikorre”. Dyshohet se nga shpërthimi ka edhe persona të plagosur.
Forca të shumta policie dhe 3 autoblinda patrullojnë rrugët e kësaj lagjeje, por policia ende nuk ka dhënë më shumë detaje. Nga të dhënat e para mësohet se tre makina autoblinda të patrullojnë në zonën ku u raportua shpërthimi. I gjithë qyteti është rrethuar nga policia, e cila ka ngritur postblloqe për të arrestuar autorët që vendosën eksplozivin.