Një shpërthim automjeti ka ndodhur një natë më parë rreth orës 23:05 në një ndër lagjet më të frekuentuara të kryeqytetit “Komuna e Parisit”. Automjeti sipas të dhënave paraprake ka qenë tip Range Rover, i parkuar pranë një fast- food.
Makina Range Rover i përkiste qytetares Rezarta Koçi, në profesion notere, në mjetin e së cilës janë gjetur lëndë plasëse dhe kanë konstatuar deri tani vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.