Pas shpërthimeve pak pas mesnate në qytetin e Shkodrës, kanë ardhur edhe reagimet nga të zgjedhurit në Kuvendin e Shqipërisë, Deputetja Greta Bardeli Gjoni dhe deputetja Emilia Koliqi kanë reaguar përmes Facebook, duke kërkuar zbradhjen e këtyre ngjarjeve të rëndëa.
Deputetja Emilia Koliqi: Shpërthimet kanë tronditur Shkodrën! Qyteti është goditur nga tritoli në pjesën më të monitoruar, Pedonalja në qendër të tij dhe “Rruga e gjanë”.
Dënoj me forcë akte të tilla, i kërkoj policisë dhe të gjitha instancave të tjera, të gjejnë autorët e mundshëm dhe ti vënë para drejtësisë. Akte të tilla, janë dëshmi e mosfunksionimit të shtetit, e apatisë së tij, e mungesës së profesionalizimit në parandalimin e ngjarjeve të rënda.
Deputetja Greta Bardeli Gjoni: Denoj me forcë aktet kriminale që kanë tronditur Shkodrën në orët e para të mëngjesit. Fëmije, vajza e djem, gra e burra, qytetarë të Shkodrës janë të shokuar nga shperthimet e rënda.
Qyteti është kthyer në sheshin e betejave të krimit. Jam në krah të bashkëqytetarëve të mi dhe kërkoj që sa më parë të zbardhen ngjarjet e rënda që nesër mos jetë vonë. Shkodra nuk e meriton këtë!