Burime nga vendngjarje bejne me dije se i palgosuri nga atentati quhet Ines Hajrullau dhe ka mbetur i plagosur rende. Gjendja e tij eshte kritike per shkak te plageve te shumta qe ka marre ne pjesen e kembeve. Drejtuesi i mjeti është transportuar për në spital. Sipas mediave lokale i plagosuri është djali i pronarit të një lokali në Vlorë. Automjeti ka shpërthyer dhe më pas ka lëvizur deri në 80 metra dhe më pas është përplasur me një makinë tjetër. Sipas informacioneve automjeti sapo kishte dale nga një lavazh. I plagosuri ka qenë i arrestuar disa kohë më parë. Forcat xheniere do të punojnë për shkaqet e shpërthimit ndërsa personi i plagosur është dërguar në spital.
Njoftimi i policise
Më datë 27.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ”Hajro Çakërri”, tek Bishti i Kalldrëmit ka shpërthyer një automjet në lëvizje.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku nga verifikimet paraprake rezulton se mjeti tip Jeep me targa AA 298 CL, me drejtues shtetasin I.H., 25 vjeç, ka shpërthyer gjatë lëvizjes.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar, dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën drejtuesi i mjetit i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmë mjekësore.
Dyshohet se mjetit i është vendosur lëndë eksplozive.
Shtetasi I.H., është shtetas me preçedent të theksuar kriminal.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
https://www.facebook.com/6plus1vlora/videos/1589775127746983/