Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: Në plazhin Velipojë te Kompleksi Fishta rreth orës 10:00 kemi marr njoftim se ka rënë zjarr në një lokal. Nga informacionet paraprake informohemi se janë tre shtetas të lënduar, ndër to edhe pronari lokalit shtetasi B. Z. 55 vjeç në gjendje të rëndë për jetën i cili po dergohet drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjeksore më të specializuar. Si dhe shtetasi H. Z. dhe shtetesja S. S. 19 vjeçe, të cilët po dergohen për në Spitalin Rajonal Shkodër janë jashtë rreziku për jetën. Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar forcat e FNSH, MNZ dhe shërbimet e policisë, dhe emergjencat civile, të bejnë të mundur edhe evakuimin e banorëve.