Gjykata e Tiranës, ka dënuar sot për shpifje, ish-juristin e CEZ, Romeo Kara, i cili ishte paditur nga djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Ky i fundi e paditi për shpifje dhe gjykata ka vendosur sot të dënojë me 50 mijë lekë gjobë Romeo Kara.
Në vendimin e gjykatës thuhet se është dekoruar fajtor i akuzuarit Z.Romeo Kara, për kryerjen e veprës penal të “Shpifjes”, së kryer botërisht në dëm të viktimës akuzuese Z. Shkëlzen Berisha, parashikuar nga neni 120/2 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e të akuzuarit me 50 000 (pesëdhjetëmijë) lekë gjobë.
Kjo nuk është hera e parë që Kara dënohet për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës. Më 15 nëntor të vitit të kaluar gjykata Tiranës e shpalli fajtor për shpifje ish-juristin e CEZ dhe e dënoi me 500 mijë lekë të vjetra për deklaratën e bërë në Facebook në vitin 2017, ku shkruante se djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka bërë trafik droge.