Një grup nga Universiteti Cornell ka ndërtuar baterinë 3D, e cila mund të karikojë telefonin për vetëm pesë sekonda. Grupi ka ridizajnuar baterinë standarde, e cila në vend të katodës dhe anodës, ka komponentë në strukturën 3D. Ajo është bërë nga mijëra pore të nanoshkallës e mbushur me elemente të domosdoshme për ruajtjen e energjisë dhe bartjen e saj.
Ulrich Wiesner, profesor i inxhinierisë, tha se kjo bateri është një revolucion i vërtetë. “Me fjalë tjera, ju mund të keni qasje në energji për një kohë shumë më të shkurtër se sa bëhet zakonisht kur keni arkitekturë të baterisë konvencionale”, tha ai, transmeton ksp.
Grupi është ende duke punuar në teknikën e kësaj baterie, por ka aplikuar për mbrojtje të patentës mbi konceptin e punës.