Shkruan në Facebook Greta Bardeli (Gjoni), kandidate për deputete e PD- së për Qarkun Shkodër: Takim prezantues me strukturat e Partisë Demokratike, Grup Seksioni Pult Dukagjin.
Koha nuk pret! Sot o kurrë! Kemi mision kombëtar largimin e Edi Ramës nga pushteti per t’ia kthyer Shqiperinë popullit. Pjesëmarrësit premtuan votëbesim dhe angazhim maksimal për Partinë Demokratike dhe Qeverinë Basha në zgjedhjet e 25 prillit 2021!
Për 8 vite ato u braktisën nga qeveria Rama, ndërsa ndanë problematika jetike. Infrastruktura qëndron si çelës i zgjidhjes së emergjencave të banorëve, por edhe zhvillimit të qëndrueshëm të aseteve të jashtëzakonshme turistike. Largimi nga ndihma ekonomike i dhjetëra familjeve, mungesa e energjisë elektrike, reforma çoroditëse administrative, dhe mungesa e legalizimeve janë vetëm disa nga aspektet e diskriminimit sistematik të zonave malore. Përveç lobimit për zgjidhjen e këtyre çështjeve, Partia Demokratike dhe përfaqësuesit e Qarkut Shkodër në parlament, premtojnë rikthimin e drejtorive rajonale në Shkodër, duke rritur punësimin për zonën e Dukagjinit e më gjërë.
Të gjithë së bashku do t’ia dalim! Shpresa mbi frikën, bashkimi mbi përçarjen!