Shkruan në Facebook Zef Hila, kandidat për deputet i PD- së për Qarkun Shkodër: Fshati Rranxa është gati për fitoren e madhe të 25 Prillit. Entuziazmi dhe energjia e banorëve të këtij fshati në këtë takim të frytshëm, treguan shpresë dhe besim tek dita e ndryshimit me Lulzim Bashën Kryeministër.
Është e turpshme sesi investimet në fshatin Rranxa dhe me gjerë kanë mbetur aty ku i ka lënë qeverisja jonë e përbashkët. Me programin e Partisë Demokratike, jam i bindur se kjo zonë do marrë vëmendjen e duhur dhe të munguar.
Ju garantova banorëve të nderuar se fjalët tona nuk janë vetëm premtime elektorale por projekte konkrete të cilat do marrin jetë pas 25 Prillit.
Në 25 Prill fiton Shqipëria!