Mikesha e ngushtë e Kiara Titos, Liesa Haxhiasllani, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me daljen e saj të fundit në emisionin “E diell”.
Teksa vëmendja e të gjithëve është e përqëndruar tek çifti Kiara-Luiz, ajo s’mund t’i shpëtonte dot pyetjeve për shoqen e saj.
Moderatorja Nevina Shtylla e ka ngacmuar paska Liesën lidhur me lojën e Kiarës në shtëpi dhe faktin që po e shohim në një raport “intim”. Për habinë e të gjithëve, Liesa është shprehur se shpreson që mes Kiarës dhe Luizit të mos ketë një puthje. Kjo i ka ngritur dyshime fansave të çiftit se duke qenë se shoqja e ngushtë e njeh më mirë, Kiara të mos ketë një pëlqim të vërtetë për Luizin.
“Më duket pak e tërhequr, por besoj është për të mirën e lojës. Raportin me Luizin e shoh akoma shoqëror. Shpresoj të mos ketë puthje. E duam Luizin si mik të Kiarës, duke qenë se bashkë janë aleatë shumë të mirë në lojë”
Megjithatë, biseda u mbyll me humor duke thënë se për ta bërë të dashur Luizin, ishte vetëm në dorën e Kiarës.
Kjo e fundit vazhdon të jetë e stepur, megjithëse Luizi i ka kërkuar vazhdimisht një puthje apo “konfirmim” ndjenjash.