Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi ka pritur në një takim në zyrën e saj, me kërkesën e tyre, një përfaqësi të banorëve të Gomsiqes në Njësisië Administrative Velipojë.
Banorët e kanë njohur kryebashkiaken me shqetësimin e tyre, lidhur me rrugën Shkodër- Velipojë që po rikonstruktohet. Ata thonë se projekti që po zbatohet mund të ndryshohet, duke dëmtuar interesat e këtij komuniteti.
Pasi është njohur me shqetësimin e banorëve, zj. Ademi ka marrë përsipër organizimin e një tryeze ballafaquese brenda pak ditëve në Bashkinë e Shkodrës. Përveç banorëve të Gomsiqes, në takim do të jenë të pranishëm projektuesit dhe përfaqësues të investitorit. Zj. Ademi siguroi banorët se asnjë ndryshim që dëmton interesat e komunitetit nuk do të realizohet në projektin fillestar. /Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e Bashkisë Shkodër/