Nuk e kisha menduar se emerimi i numrit dy te nje qeverie, do te sillte nje shqetesim kaq te thelle ne ate cfare konsiderohet “bota e portaleve” dhe qe pas tyre jane nga me te fuqishmit e pushtet-berjes. Por gradualisht, emerimi i Senida Mesit po i kalon drejt metamorfozes se pabesueshme, per te mos folur per “kapercim ylberi” politik. Realisht, shqetesimi mund te shfaqej me nota te larta nese permbysja do te ishte radikale: U votua si kryeminister Edi Rama dhe ne shtator ne kryeministri do te hyje nje tjeter, le te themi…Pandeli Majko ose…Gramoz Ruci.
Eshte e lehte te guxosh te mendosh “me ze” se sulmet e portaleve, germimi i te kaluares se Mesit edhe per ceshtje publikisht te njohura prej vitesh, eshte sinjali qe dergojne ata qe ishin “ish” dhe mbeten pa karrike apo ata qe mendonin se pas 25 qershorit do te ishin pjese e ekipit “Rama 2”. Ne te dy rastet, ata kane treguar se nuk e njohin shefin e tyre te pakontestueshem, Ramen e socialisteve apo edhe te Rilindjes nese doni. Ne shumicen e rasteve Rama i ka marre dhe i merr vendimet vete, nartyrisht pas konsultimeve. Por ata qe flasin permes portaleve sot, nuk e paskan kuptuar se shefi i Ekzekutivit me shume konsultohet me ata jashte “shtepise se tij” se ata brenda saj.
Edi Rama njihet si personi i levizjeve te paparashikueshme dhe te minutave te fundit. Ata qe i kane qendruar afer tregojne shpesh skena te braktisjes se mbledhjeve, pasi ai ka marre vendimin dhe te tjeret kane qene te detyruar te pohojne edhe ne media se vendimi ishte kolegjial. Ka ndodhur keshtu edhe me listat e deputeteve. Pas 25 qershorit, Rama eshte ne zenitin e tij. Momenti me i veshtire i tij, pa me te voglin dyshim, ishte humbja e zgjedhjeve te 2009-es. Nga ajo kohe e deri me sot, Rama ka ardhur ne ngjitje, edhe pse ne 2011 liroi karriken e Bashkise Tirane ne favor te liderit aktual te opozites Lulzim Basha.
Rama eshte i lire, me shume se asnjehere sot. Ne cdo qark, deputetet kane meritat e tyre per fitoren e PS-se, por kryeministri eshte strumbullari i fitores. Pa numrat e aleateve qe e mbajne peng, Rama mund te jete edhe nje Neron i PS-se dhe askush nuk mund ta kontestoje, te pakten per keto vite te mandatit te dyte te PS-se.
E cuditeshme eshte se si shkodrania Senida Mesi, ngriti ne kembe nje shqetesim kaq unikal per keto 27 vitet e fundit. Pavaresisht se publikisht Mesi falenderon te parin Ditmir Bushatin per ngjitjen e saj ne politiken e larte, emerimi si nr. 2 i Ekzekutivit, eshte ekskluzivitet i Edi Rames. E nese Bushatit mund ti “gjendej ana” sic themi ne ne Shkoder, Rama eshte nje mal qe nuk leviz lehte. E keshtu, te gjitha sulmet kryesisht nga portalet, pavaresisht se synojne te dergojne sinjale drejt Rames, ne fakt po krijojne nje atmosfere aspak te kendshme rrotull Mesit. Edhe pse natyre e ftohte ne dukje, ajo eshte e ndjeshme, sidomos kur shihet se sulmet nuk po vijne nga opozita apo portale prane saj. Per hir te realitetit, duhet pranuar se fryma pas emerimit te Mesit, te pakten ne Shkoder eshte mjaft pozitive. E kuptueshme, sepse fillimisht ajo shihet si perfaqesuese e qytetarise shkodrane, me pas si perfaqesuese e dy familjeve te njohura dhe ne fund fare si deputete e PS-se ne qark. Me dashakeqesi po perpiqen te ngjallin edhe nje fryme aspak pozitive ne Shkoder, ate te ndarjes qytetare- fshatare, katolik- myslimane. Duhet pranuar se PS Shkoder ka qene dhe eshte mjaft e ftohte ndaj percaktimeve te tilla, pavaresisht aludimeve me emra konkrete.
Shkodrania imcake qe nga shtatori do te jete nr. 2 i qeverise, ka nxjerre zbuluar edhe shume ithtare te Rames dhe Rilindjes. Gradualisht shqetesimi i tyre per kabinetin “Rama 2”, po kalon ne metamorfoze. Te duket se me te shqetesuar jane ata per nje deshtim te mundshem te qeverise se sa vete Rama. Dhe mundesine me te madhe te deshtimit, cuditerisht e shohin tek perzgjedhja e Senida Mesit. E keshtu, si pa kuptuar, nga mbeshtetes te flakte te cdo gjeje qe lidhet me Ramen, Rilindjen e PS, shume portale po kalojne ne kritizere te flakte te cdo levizje apo deklarimi te bere nga kryeministri. Nuk mund te pohoj se gradualisht po kalojne ne mbeshtetje te opozites, edhe pse koha ka treguar se dikush ka me shume nuhatje per “eren” politike. Por edhe nese do te ndodhte keshtu, nuk do ishte hera e pare. Po flasim per portale qe nje pjese te ekzistences se tyre ja dedikojne klikimeve mbi shkrimet qe botojne. Por nuk duhet te harrojme perandorite mediatike qe u ngriten mbi kete menyre te funksionuari. Senida Mesi eshte thjeshte “mjeti” qe ata duan te perdorin per te realizuar te njejten skeme. Por me kosto…metamorfozen ne syte e publikut.