Shqipëria dhe Mali i Zi, përmes Shkodrës, do të kenë edhe një pikë të re të kalimit të kufirit. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, është miratuar projektligji “RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MALIT TË ZI, PËR HAPJEN E PIKËS SË PËRBASHKËT TË KALIMIT KUFITAR SHËN NIKOLLA-PULAJ PËR QARKULLIMIN RRUGOR NDËRKOMBËTAR DHE KRYERJEN E VEPRIMTARIVE TË PËRBASHKËTA TË KONTROLLIT KUFITAR”.
Bëhet fjalë për pikëkalikimi kufitar në dy anët e urës që do të ndërtohet mbi lumin Buna, në zonën e Pulajve në Velipojë. Bëhet fjalë për për qarkullimin rrugor ndërkombëtar dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar në pjesën shqiptare në Pulaj dhe në pjesën malazez në Shën Nikolla.
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MALIT TË ZI, PËR HAPJEN E PIKËS SË PËRBASHKËT TË KALIMIT KUFITAR SHËN NIKOLLA-PULAJ PËR QARKULLIMIN RRUGOR NDËRKOMBËTAR DHE KRYERJEN E VEPRIMTARIVE TË PËRBASHKËTA TË KONTROLLIT KUFITAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shën Nikolla-Pulaj për qarkullimin rrugor ndërkombëtar dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MALIT TË ZI, PËR HAPJEN E PIKËS SË PËRBASHKËT TË KALIMIT KUFITAR SHËN NIKOLLA-PULAJ PËR QARKULLIMIN RRUGOR NDËRKOMBËTAR DHE KRYERJEN E VEPRIMTARIVE TË PËRBASHKËTA TË KONTROLLIT KUFITAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100 të Kushtetutës, e të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shën Nikolla-Pulaj për qarkullimin rrugor ndërkombëtar dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA