Skiatorja italiane Laura Kolturi që përfaqëson Shqipërinë u shpall kampione bote për të reja në sportin e skive. Ajo zuri vendin e parë në kompeticionin që u zhvillua në Sant’Anton të Austrisë.
Në vendin e dytë u rendit zviceriania Grabs, në të tretin gjermania Ema Aicher, në të katërtin Jancovar dhe në vendin e pestë italiania Kapelini.
Pa dyshim, ky është një sukses i madh për Laurën por edhe për sportin shqiptar pasi ka një kampione të Botës, në një sport relativisht pak të praktikuar në vendin tonë.