Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në periferi të Tiranës, teksa sipas raportimeve janë ndjerë dhe nga banorët e kryeqytetit, ndonëse me një intensitet të ulët.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, por edhe Qendrës Sizmiologjike Europiane Mesdhetare, tërmeti ishte me magnitudë 2.7 të shkallër Rihter, 12 km në veriperëndim të Tiranës, në zonën e Zallherrit.
Nga të dhënat mësohet se thellësia ishte 16.9 km dhe lëkundja është ndjerë në orën 22:50.