Budva ne Malin e Zi ka mikpritur nje takim shume te rendesishem per turizmin me teme “Shqiperia: Perla (e fundit) e pazbuluar e Mesdheut”. Takimi i organizuar ne kuader te FREI- Festival of Real Estate Inevstiments, ka terhequr vemendjen e mjaft operatoreve turistike por edhe investitoreve potenciale ne fushen e turizmit.
Vendi yne perfaqesohej nga Ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi. Klosi dhe Ademi kane folur para te pranishmeve lidhur me mundesite qe ofrohen per investime ne turizem ne vendin tone. Ne menyre te vecante, kryetarja Ademi ka folur per Bashkine e Shkodres, mundesite e investimit ne turizmin malor e detar, por edhe investime te perbashketa nderkufitare me Malin e Zi.
Takimi eshte shume i rendesishem ne kuader te startit te sezonit turistik por edhe per te sjelle ne venendje te investitoreve mundesine e investimeve potenciale ne turizmin shqiptar.