Një lëkundje tërmeti është regjistruar para pak minutash në qarkun e Lezhës, sipas faqes EMSC. Fillimisht lëkundja u raportua me magnitudë 4.8, ndërsa më pas, 4.2 e shkallës Rihter.
Mësohet se tërmeti nuk është ndjerë i fortë, teksa ka pasur thellësi 10 km. Sipas burimeve, tërmeti që lëkundi Qarkun e Lezhës sot pasdite nuk ka shkaktuar panik tek qytetarët.