Një lëkundje tërmeti është regjistruar mbrëmjen e sotme në rajonin juglindor të vendit tonë. Tërmeti ka pasur një magnitudë 3,2 dhe ka pasur një thellësi të vogël prej 2 km sipas EMSC.
Lëkundja është regjistruar në orën 20:46 minuta rreth 14 km larg Korçës.