Një tërmet i lehtë është ndjerë pak para mesnatës në qarkun e Elbasanit.
Sipas verifikimeve të lëkundjeve, forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 3 sipas shkallës Rihter, raporton Qendra Europiane për Monitorimin e Termeteve.
Tërmeti është ndjerë edhe në qytetin e Librazhdit.
Nuk raportohet për dëme materiale, pasi forca e tërmetit ka qenë e vogël.