Dy lëkundje të tërmeti, njëra më e fortë dhe tjetra më e dobët janë ndjerë këtë mëngjes në Korcë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, lëkundja e parë u ndje në orën 04;30, 5 km në veriperëndim të Korcës dhe kishte magnitudë 3,7 në një thellësi 19 km.
Ndërsa lëkundja e dytë u regjistrua rreth orës 04:40, 4,5 km në veriperëndim të Korcës dhe ishte me magnitudë 2,1, në një thellësi 18 km.