Një 20-vjeçar banues në fshatin Grudë e Re të Shkodrës është arrestuar mbrëmjen e sotme, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri në brez pa leje.
Arrestimi i 20-vjeçarit me inicialet M.M është bërë nga efektivët e “Shqiponjave” teksa po lëvizte me makinë. Policia e ndaloi pasi ishte në shkelje të orës policore.
Në momentin që efektivët i kërkuan dokumentin nëse kishte leje për të qarkulluar, ai i kundërshtoi. Policia e kontrolli dhe i gjeti armën pa leje.