Mes miliarda yjesh në qiell, Shqipëria do të ketë një yll të çertifikuar me emrin e pagëzuar nga vetë shqiptarët. Në 100 vjetorin e Bashkimit Ndërkombëtar të Astronomëve, instituticioni me astrofizikantë nga e gjithë bota që është vendimmarrës për emërtimet e trupave qiellorë, i jep të drejtën dhe shtetit shqiptar të përfaqësohet me yllin e tij.
Astrofizikantja shkodrane Mimoza Hafizi jep detaje për këtë yll dhe faktin sesi shqiptarët mund t’i vendosin emër atij.
“Shoqata e Austronomëve ka përzgjedhur aq yje bashkë me planetët e tyre, sa ç’janë edhe shtetet në Tokë. Më duket se është një proces që lidh të ardhmen me të shkuarën. Sa i takon emrit, nuk mund të vihen emra njerëzish që kanë vdekur në 100 vjetët e fundit, as emra që kanë lidhje me politikën. Mund të vihen emra të Ilirisë, të Dardanisë, të kohës së Skënderbeut, emër i lashtë, historik ose kulturor”, tha Hafizi. /TCH/