“USA ALBANIAN SOCIETY e pikëlluar nga humbja e jetës së djaloshit 20 vjeçar në ditën e tij të parë në punë, përveç kontributit personal të sejcilit prej anëtarëve të organizatës, me anë të kësaj platforme i bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve ta ndihmojmë familjen që la pas Musaeni djaloshi që zgjodhi punën, djersën për të mbajtur familjen mbi supet e tij ende të njoma.
Këtij djali iu ndërprenë ëndrrat në mes, jeta pa e nisur dhe gjithçka që ky hero i shembullit të mirë kishte dëshirë të bënte në jetën e tij. Ne nuk mund ta kthejmë më Musaenin e drejtë dhe të ndershëm në jetë, por lë të ndihmojmë sado pak familjen e këtij djali.”.
Ishte ky teksti që shoqëronte një fushatë për mbledhje fondesh në ndihmë të familjes së Musaen Zenelit, i cili humbi jetën në Velipojë pas një përplasje me armë në mes familjeve- pronare të hoteleve atje, lidhur me hapësirën për stacionet e plazhit. Fushata e iniciuar nga Saimir Dashi, u hap para tre ditëve me synimin për të mbledhur 20 mijë dollarë amerikanë. Tashmë kjo fushatë u mbyll dhe zemra e madhe e shqiptarëve kudo në botë, dhuruan më shumë se 24 mijë dollarë amerikanë.
Shembulli i të riut Musaen Zeneli, jeta e tij, përpjekjet për të ndihmuar familjen e tij ekonomikisht, ndershmëria dhe edukate, merituan dhe meritojnë jo vetëm respektin maksimal por edhe mbështetjen më të madhe të mundshme për familjen e tij. /ShkodraWeb/