Një 28-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ia kishte kthyer jetën ish-të dashurës së tij në një ferr të vërtetë.
Ai e kërcënonte vazhdimisht me mesazhe në telefon dhe e përndiqte kudo. Sipas Genova.24, shqiptari i dërgonte mbi 300 mesazhe në ditë dhe e telefononte mbi 190 herë.
Vajza ishte shpërngulur në shtëpinë e tezes së saj dhe i kishte rrëfyer asaj gjithçka. Kjo e fundit kishte lajmëruar policinë dhe i kishte dhënë fund makthit që po përjetonte e mbesa. Shqiptari e kërcënonte me fjalët “Do të të vras, do të ta pres kokën nëse të shoh në krahët e një tjetri”.
Ai e ndalonte atë dhe tentonte ta puthte në rrugë sa herë t’i jepej mundësia duke mos pranuar kështu faktin se gjithçka mes tyre kishte marrë fund.