Rreth 156 kg drogë janë kapur nga policia në kufirin greko-shqiptar. Droga e llojit Cannabis Sativa u kap në një zone pyjore në Trikorifo të Igumenicës. Në vendngjarje u gjetën të fshehura 8 çanta me 150 pako që permbanin 156 kg 320 gram marijuane. Në pranga përfundoi një shqiptar 34-vjeç qe ruante drogën në pritje të ardhjes së personave nga Greqia për ta marrë. Të arrestuarit iu sekuestruan 2 telefona celularë. Operacioni u zhvillua sot pas mesnate./balkanweb/