Nard Ndoka, ish- deputet i Shkodër dhe aktualisht kryetar i PDK- së, njihet për batutat e tij pikante dhe të herë pas hershme të publikuara në rrjetet e veta sociale.
Para pakminutave, Ndoka ka “zbërthyer” garën për 6 bashkitë, e cila do të zhvillohet me 6 mars 2022 pas dekretimit nga Presidenti Ilir Meta. Nard Ndoka shkruan në Facebook:
Zgjedhjet me 6 Mars:
– Shtëpia e Lirisë✌️🇦🇱
– Shtëpia e Blinduar👎
– Shtëpia Publike😡
Ndërsa “Shtëpia e Lirisë” është zyrtarisht koalicion që do të marrë pjesë në zgjedhje dhe është i mirënjohur, “mister” mbeten dy komponentët e tjerë, që sipas Ndokës, do të jenë pjesë e garës së 6 marsit.
Nard Ndoka është zyrtarisht pjesë e zgjedhjeve me partinë që kryeson, ndërsa epitetet që u ka vënë “shtëpive” të tjera, sigurisht me humor, mund të krijojnë një ide se për cilët rivalë bëhet fjalë. Sepse deri tani, vetëm tre parti apo koalicione të rëndësishme janë zyrtarizuar. /ShkodraWeb/