Shtëpitë mbresëlënëse të printuara, mund të ndihmojnë t’i jepet fund problemit të shtëpive për të pastrehët dhe familjet e varfra. Ky projekt që aktualisht është në fazën e konceptit, së shpejti pritet të realizohet dhe të sigurojë shtëpi për popullin në El Salvador, dhe brenda pak viteve ky projekt mund të zgjerohet në mbarë botën, duke ndërtuar miliarda shtëpi.
Për ndërtimin e këtyre shtëpive, aktualisht çmimi i tyre sillet rreth 10 mijë dollarë dhe mund të ndërtohen për 24 orë, por me avancimin e programit çmimi i tyre prite të bie në 4 mijë dollarë.
Ato gjithashtu mund të ndërtohen në një të ardhme të afërt edhe në Mars, ku qytetarët shumë shpejtë do të mund të udhëtojnë. Kompania Icon me seli në Austin të Teksasit, ka prezantuar shtëpinë 60 metra katrorë në start upin SXSW.
Sipas Institutit për Resurset Botërore, rreth 1.2 miliardë njerëz në botë jetojnë pothuajse pa shtëpi “adekuate”.