Ambasada e SHBA vazhdon të jetë aktive në përpjekjen për reformën në drejtësi, duke vepruar jo vetëm me video të drejtpërdrejta për publikun lidhur me organet e reja që po ngrihen por edhe me vendime të rëndësishme të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Ky i fundit ka njoftuar kohët e fundit që një numër zyrtarësh të lartë të pushtetit lokal por edhe atij legjislativ jane shpallur non grata familjarisht në SHBA.
Kjo për shkak të informacioneve që SHBA kanë për përfshirjen e tyre në akte dhe lidhje korruptive.
Vendimet e bëra publike deri tani kanë prekur kryesisht ligjvënës por edhe drejtues të institucioneve të rëndësishme në vend, emrat e të cilëve janë bërë publik nga vetë DASH.
Veç emrave të bërë publikë, përflitet se në listën e atyre për të cilët SHBA ka prova të përfshirjes në korrupsion dhe shlejlje të rënda ligjore janë dhe të tjerë, mes të cilëve janë përmendur anulime ose mosdhënie vizash për ish-gjykatës të lartë si dhe për ish- kryeministra.
Por burime diplomatike bëjnë me dije se në këtë listë nuk ka vetëm persona nga politika dhe drejtësia, por edhe nga media.Sipas të njëjtave burime, një vendim i DASH ka shpallur “non grata” në SHBA edhe një investitor të njohur në media.
Burimi shtoi se bëhet fjalë për një pronar të një media të njohur televizive, informacionet amerikane rreth të cilit provojnë veprimtari kr.iminale dhe përfshirje në trafikun ndërkombëtar të dr.ogës. I njëjti burim diplomatik bëri me dije se në ditët në vijim publiku do të informohet në mënyrë të detajuar mbi rastin. /Gazeta Dita/