Ato fluturuan nën mbulesën e errësirës dhe u ballafaquan me plumba që fluturonin në ajër, duke u ndeshur me skepticizëm dhe ngacmime seksuale në terren. Ato ishin të urryera dhe frika më e madhe e gjermanëve, aq sa çdo nazist që do të rrëzonte qoftë edhe një avion ajror të drejtuar nga ato, do të nderohej automatikisht me medaljen më prestigjioze të Kryqit të Hekurt.
Ato hodhën më shumë se 23.000 ton bomba mbi nazistët. Dhe duke vepruar kështu, ato u bënë forca vendimtare sovjetike për fitimin e Luftës së Dytë Botërore.
Gjermanët i quajtën ato Nachthexen, ose “shtrigat e natës”, sepse tingulli i zhurmave të avionëve të tyre, ngjante me atë të një fshese. “Ky zë ishte paralajmërimi i vetëm që gjermanët kishin. Avionët ishin shumë të vegjël për t’u shfaqur në radar… apo për tu kapur nga rrezet infra të kuqe”, tha Steve Prowse, autor i skenarit të filmit “The Night Witches”. “Ato kurrë nuk përdornin radio, kështu që as gjumuesit e radiove nuk mund t’i dallonin. Ato ishin, në thelb, fantazma.”
Përdorimi i bombardueseve femra nuk ishte “plani A” i rusëve. Gratë e kishin të ndaluar të shkonin në luftë, por presioni i armikut që sa vinte dhe afrohej më shumë, iu dha udhëheqësve sovjetikë një arsye për të rishikuar këtë politikë. Adolf Hitleri kishte nisur Operacionin Barbarossa, pushtimin e tij masiv të Bashkimit Sovjetik, në qershor të vitit 1941. Deri në vjeshtë të po atij viti, gjermanët ishin bërë një kërcënim serioz ndaj Moskës, Leningradi ishte nën rrethim dhe Ushtria e Kuqe po luftonte. Sovjetikët ishin të dëshpëruar.
Një që grua kryeson misionin
Skuadronja ishte ideja e Marina Raskova, e njohur si “Amelia Earhart Sovjetike”, famëkeqe jo vetëm si pilotia e parë femër në Forcën Ajrore Sovjetike, por edhe për shumë rekorde të saj për fluturime në distanca të gjata. Ajo kishte marrë letra nga gratë anembanë Bashkimit Sovjetik që dëshironin të bashkoheshin me të në përpjekje për t’i dhënë fund luftës së Luftës së Dytë Botërore.
Më 8 tetor 1941, Stalini dha urdhër për vendosjen e tre njësive të forcave ajrore të përbërë vetëm prej femrave. Gratë jo vetëm që do të fluturonin, por dhe do të hidhnin bomba, duke e bërë Bashkimin Sovjetik kombin e parë që t’u lejonte zyrtarisht grave të përfshiheshin në luftime. Më parë, gratë vetëm mund të ndihmonin në transferimin e aeroplanëve dhe municioneve.
Raskova shpejt filloi të plotësonte ekipet e saj. Prej më shumë se 2.000 aplikanteve, ajo zgjodhi rreth 400 gra për secilën prej tre njësive. Shumica ishin studente, duke filluar nga mosha 17 deri 26 vjeç. Ato të përzgjedhurat u zhvendosën në Engels, një qytet i vogël në veri të Stalingradit, për të filluar trajnimin në Shkollën e Aviacionit Engels. Ata iu nënshtruan një edukimi intensiv. Çdo rekrute duhej të stërvitej dhe të performonte si pilote, shofere, mirëmbajtëse dhe pjesë e ekuipazhit tokësor.
Pavarësisht se ato ishin njësia më e dekoruar e forcave ajrore sovjetike gjatë luftës, regjimenti i shtrigave të natës u shpërbë gjashtë muaj pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Dhe kur u zhvillua parada e madhe e fituesve në Moskë, ato nuk u përfshinë, sepse, u vendos, që aeroplanët e tyre ishin shumë të ngadaltë./Bota.al/