Janë luajtur ditën e sotme 2 ndeshjet e grupit B, në Kategorinë e Parë, të vlefshme për fazën “Play Off”.
Egnatia ka marrë një fitore me kontestime, teka ka mposhtur me rezultatin 2-1 Tomorin. Rrogozhinasit shënuan të dy golat me penallti, ku beratasit protestuan në të dyja rastet, por kjo nuk ndryshoi vendimin e Enea Jorgjit.
Shtubina shndërroi në gol të dyja penalltitë. Për Tomorin shënoi Mikel Canka në fundin e pjesës së parë. Egnatia shkëputet kështu në krye të renditjes me 37 pikë, 7 pikë më shumë se Tomori i vendit të dytë.
Në ndeshjen tjetër, Besa ka shtangur Pogradecit, teksa e ka mposhtur në shtëpi me rezultatin 1-2. Zekolli në minutën e 28 dhe Lila në minutën e 43’ i dhanë fitoren kavajasve. Ndërkohë për liqenorët shënoi me penallti Marin Abazaj në minutën e 74.