Seanca gjyqësore për Mark Frrokun në Gjykatën e Apelitë është shtyrë. Shkak i shtyrjes së seancës janë bërë avokatët e Frrokut të cilët kanë kërkuar kohë për tu njohur me ankimimin e bërë nga Prokuroria e Tiranës.
Prokuroria ka ankimuar vendimin për pafajësinë e Frrokut për sa i përket vrasjes së kryer në Belgjik, për të cilën ish- deputeti ka qenë i dyshuar.
Edhe vet Frroku ka ankimuar dënimin e dhënë ndaj tij për veprën penale të pastrimit të parave.