Është ndarë nga jeta mjeku Agim Neziri, një emër i njohur prej shumë dekadash në Shkodër e më gjërë. Kontributi i tij për mjekësinë dhe qindra e ndoshta mijëra shkodranë që u vizituan e mjekuan nga ai përgjatë mbi 6 dekadave, i dha një reputacion dhe emër mjaft të mirë.
Doktor Agimi u lind në Shkodër në një familje qytetare me tradita dhe kontribut të rendësishëm ne fushën e arsimit dhe mjekësisë. Babai i tij Rexhep Neziri, eshte shquar që në bankat e shkollës dhe për primary kulturore e patriotike, dhe pas studimeve universitare në Francë ka punuar si profesor në Gjimnazin 28 Nentori, si dhe motra e tij arsimtare, Drita Neziri, ndersa vellai i tij Petrit Neziri ka ushtruar profesionin e mjekut kirurg stomatolog.
Doktor Agimi ishte njohes i frengjishtes, rusishtes dhe italishtes, nje njeri erudit dhe i pasionuar pas letersise, kultivimit te luleve e notit. Doktor Agim Neziri, i diplomuar me rezulatate të shkëlqyera në Fakultetin e Mjeksësisë, pranë Universitetit të Tiranës, njihet si një nga specialistët e parë të okulistikës shqiptare që ka punuar krah emrave më të shquar të kohes si doktor Kristo Kristidhi, Andrea Aronin.
Ai ka dhënë një kontribut të gjatë për rreth 64 vite në fushën e okulistikës duke krijuar klinikën e okulistikës pranë Spitalit të Shkodrës dhe duke sherbyer si mjek okulist për gjithë zonën e veriut të Shqipërisë. Doktor Agim Neziri ka kryer me sukses ndërhyrje të komplikuara në sy, shpesh dhe në kushtet e mungesës së teknologjisë e mjeteve mjekësore dhe njihet si një nga diagnostikuesit më të mirë të sëmundjeve të syrit në vend.
Ai ka qëndruar aktiv dhe ka punuar me pasion në profesionin e tij deri para pak muajve në shërbim të qytetareve të qytetit ku lindi. Doktor Agimi do të mbetet gjatë në kujtesë, jo vetëm si një figurë elitare e mjekësisë dhe e qytetarisë, por edhe si një humanist i rrallë, i cili me punën e tij të palodhur, me pasion e përkushtim të lartë i shërbeu mijëra pacientëve.