Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Falë angazhimit të të gjithë strukturave zjarri i rënë paraditen e sotme në Theth është izoluar. Janë angazhuar:
– 17 punonjës dhe banorë të Njësisë Administrative Shalë
– 1 mjet dhe 4 zjarrfikës të repartit të Shkodrës
– 11 punonjës nga Administrata e Zonave të Mbrojtura
– 22 efektivë të Policisë Shkodër dhe repartit të FNSH
– 30 efektivë të Forcave të Armatosura të Ushtrisë
Të gjitha strukturat janë në terren për të monitoruar situatën.
NFORMACION NË LIDHJE ME SITUATËN E ZJARREVE NË ZONËN E THETHIT
Izolohet vatra e zjarrit në vendin e quajtur Guri i Nënshtegut në afërsi të fshatit Theth.
Pas thuajse 6 orësh, vatra e zjarrit është izoluar dhe nuk paraqet rrezik në përhapjen e saj. Janë djegur rreth 4 dynym sipërfaqe pyjore me pish dhe ah.
Në kët operacion për shuarjen e zjarrit janë angazhuar:
– 17 punonjës dhe banorë të Njësisë Administrative Shalë
– 1 mjet dhe 4 zjarrfikës të repartit të Shkodrës
– 11 punonjës nga Administrata e Zonave të Mbrojtura
– 22 efektivë të Policisë Shkodër dhe repartit të FNSH
– 30 efektivë të Forcave të Armatosura të Ushtrisë
Situata është monitoruar nga strukturat e emergjencave civile në Bashkinë Shkodër, në koordinim me komitetin e emergjencave civile të Prefekturës Shkodër me Agjensinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Strukturat në terren do të jenë në gadishmëri edhe gjatë orëve në vijim me qëllim që të mos ketë përhapje të vatrës së zjarrit gjatë orëve të natës.