Teksa bëhen përpjekje pa fund për të zbuluar kura të reja për të luftuar kancerin, duket se shkenca është përqëndruar edhe në një tjetër pistë që do të ndihmonte në luftën kundër tij.
Shkencëtarët kanë krijuar robotë mjaft të vegjël, një grup makinerish në madhësinë e një rruaze të kuqe gjaku, që do të përdoren për të trajtuar kancerin në pjesët më të vështira të trupit.
Fillimisht robotët u testuan tete minjtë, ku u drejtuan magnetikisht në zonat e stomakut, ku vranë tumoret kanceroze dhe duke lënë të padëmtuara qelizat e shëndetshme. Shkencëtarët shpresojnë se e njëjta teknikë duhet të përdoret tek njerëzit për të vendosur ilaçin në zonën e duhur.
Veç luftimit të kancerit, doktor Qi Zhou, një nga autorët e studimit, thotë se këta robotë super të vegjël mund të përdoren në një sërë mënyrash, përfshi diagnostifikimin e sëmundjeve, dhe ndihmesë në terapinë e pjesë vetë trupit që janë të vështira për t’u trajtuar.