Mjeku Pëllumb Pipero duke u ndalur tek përpjekjet në mbarë botën për gjetjen e një vâksine kundër Covid19, dha një lajm të mirë.
“Nëse nuk do të kemi një vâksinë shumë shpejt mund të kemi në dispozicion një imunoglobulinë e cila do të na ndihmojë për të sheruar rastet e rënda”, tha ai duke iu referuar studimit më të fundit të Universitetit të Utrechtit në Holandë.
Mjeku tha ndër të tjera se “informacioni i ardhur nga Universiteti në Utrechtit për identifikimin definivisht të antitrupave humane anti covid është lajmi më i madh që kam dëgjuar unë gjatë këtyre ditëve”
“Kjo dëshmon që organizimi jo vetëm që prodhon antitrupa, por këto antitrupa janë efektive dhe e neutralizojnë virusin. Çka dëshmon që ne shumë shpejt edhe nëse nuk do kemi një vâksinë shumë shpejt mund të kemi në dispozicion një imunoglobulinë, e cila do të na ndihmojë të mos kemi raste të rënda apo të ndihmojmë rastet e rënda për ti mjekuar.
Fakti që prodhohen antitrupa dëshmon që personat që bien në kontakt fitojnë imunitet. Së dyti sistemet shëndetësore do jenë shumë herë më të përgatitura. Së treti nuk është e thënë ti themi njerëzve në fund të këtij viti dy herë kujdes se kemi virusin. Por boll tja rikujtojmë dhe ata do ti zbatojnë. Prandaj për të gjitha këto arsye them se rikthimi i një vale të dytë në fund të vjeshtës apo në fillim të dimrit do ketë efekte disa herë më të vogla negative sesa pati ketë radhe”, tha mjeku.