Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka akuzuar qeverinë dhe mazhorancën se i ka marrë çdo të drejtë kushtetuese në Parlament. I ftuar në emisionin “Open” në News24, Noka u shpreh se nuk do ta lejojnë Ramën që ta kthejë opozitën në kartona.
Noka i bëri thirrje kryeministrit që të mos provokojë dhe nëse qeveria nuk reflekton siç u shpreh ai “parlamentin do ta shohin në flakë”.
“Edhe macen po ta çosh te cepi i murit, të hidhet në fyt. Këtë na kanë bërë ne, na kanë marrë çdo të drejtë demokratike, na kanë asgjësuar çdo të drejtë, çdo liri dhe kërkon të na kthejë në karton Edi Rama. Kurrë! Ndaj po i them, mos provoko se do ta shohësh në flakë atë parlament shumë shpejt dhe jo vetëm atë parlament. Po nuk reaguan dhe po nuk reflektuan këtë që po e them do ta shohësh jo vetëm në parlament”, tha ndër të tjera Flamur Noka.