Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta pasi ndoqi ndeshjen e basketbollit në Shkodër mes Vllaznisë që mposhti Tiranën ka komentuar edhe ndeshjen. Një prej gazetarëve i përmendi faktin se dhe kryeministri aktual i vendit Edi Rama ka qenë basketbollist. Meta shprehet se e respekton si ish- basketbollist por në lojë bënte shumë faulle, kurse në politikë bën akoma më shumë.
”Unë i respektoj edhe kryeministrin megjithëse ai bënte shumë personale në basketboll dhe për fat të keq bën edhe më shumë faulla në poltikë.”- tha Meta.