Ilir Beqja shprehet nga foltorja e Kuvendit: “Po kryejmë investime në Shkodër”! Turp, turp dhe vetëm turp, si mund të gënjejnë sa herë dalin para kamerave! Në radhë të parë i deleguari i Edi Ramës në Shkodër, të sqarojë pse nuk arrin të lëvizë dot në kembë në qytet, mos nga mashtrimet që i ka bërë qytetarëve?!
Të sqarojë pse (me gjithë përpjekjet që po bën tash 3 muaj) nuk ka arritur akoma të organizojë një takim të vetëm me shkodranë edhe socialistë qofshin?! Të sqarojë pse ka frikë përballjen me gazetarët lokal?! Për të gjitha pyetjet ai e di përgjigjen!
Beqja e di që shkodranët nuk e duan sepse për sa kohë ishte vet ministër, nuk u investua asgjë në sektorin e shëndetësisë, përkundrazi. Beqja din që as socialistët nuk e duan atë dhe Edi Ramën, sepse në 7 vite investuan dhe përkrahën vetëm kriminelët e horrat! Investim i Edi Ramës, duke përdorur militantët e veshur policë, ka qenë mbjellja e tokave bujqësore me kanabis për hesap personal dhe elektoral! Rilindja investoi në Shkodër te fuqizimi ekonomik i bandave!
Edi Rama investoi në Qarkun Shkodër te njerëzit me të shkuar kriminale, të cilët i kandidoi si kryetar bashkie! Rilindja investoi në varfërimin e qytetarëve, në falimentimin e biznesit, me sa fuqi kishte. Për cfarë investimesh e ka fjalën kur në 7 projektbuxhete të Qeverisë, Shkodra ka patur fonde sa një ish Komunë!
Edhe në kohë pandemie, Edi Rama diskriminoi Shkodrën duke mos sjellë mjaftueshëm kite testimi e masa mbrojtëse ndaj virusit, ku shpesh herë e linte me zero furnizim për ditë me radhë! Investimi më i madh që u bë nga Edi Rama, në Qarkun tonë, ishte largimi nga vendi i 36 mijë të rinjve, në 7 vite! Edi Rama, Shkodrën e ka nëpërkëmbur, nga inati që nuk fiton PS kurrë!
Shkodranët, e majtë e të djathtë, e dijnë qartësisht që Rilindja me në krye Edi Ramën, ka sjellë ZERO INVESTIME në Qarkun tonë. Dijnë mirë që dashakeqësia arriti deri aty, sa nuk i interesonte as shëndeti i qytetarëve në kohë pandemie. Shkodranët dijnë që janë vjedhur nga Edi Rama dhe Ilir Beqja! Shkodranët dijnë që në 7 vite janë varfëruar, aq sa në 70% të familjeve diskutohet shporta ushqimore bazë! Shkodranët nuk kanë besim dhe asnjë shpresë te maxhornaca!
Me shume se kurrë me 25 Prill 2021 do të votojnë Partinë Demokratike si e vetmja forcë që sa herë vjen në pushtet sjell ndryshimin e shumëpritur! Shkodra është demokrate, prandaj thirrjet dëshpëruese nga Kuvendi monist, nuk bëjnë punë! /Nga Izmira ULQINAKU, ish- deputete e PD- së Shkodër/