Shumë shkrimtarë të huaj dhe vendas janë përfshirë në historitë impresionuese të spiunimit. Histori ku emra të njohur janë bërë pre e grackave apo zgjedhjeve të vështira momentale. Heminguei ka nje histori bashkëpunimi me CIA-n nga ku pati edhe shumë komplikime, Greta Garbo, Franc Sinatra …. Po ashtu ishin të shumtë emrat e shkruesve shqiptarë të cilët patën probleme serioze me ministrinë e Brendëshme dhe në vecanti me, Sigurimin e Shtetit. Më shfaqet automatikisht Kadare në vepërn “Përballë pasqyrës së një gruaje”. Aty marrim shumë informacione mbi presionet ndaj shkrimtarëve, format ndikuese, rekrutimet, ndëshkimet, infiltrimet si dhe dallohet simbolika therrëse e kollareve të shkruesve, të kthyera në një lak pritës.
Si të mbetesh njeri në një botë të sunduar nga frika dhe dyshimi? Është pyetja që lind frikshëm. Dikush pas presioneve mundi të bëhej palë në emër të qetësisë personale apo familjare. Dikush tjetër refuzoi duke ndryshuar përfundimisht trajektoren e tij. Në lidhjen e shkrimtarëve kishte të ashtuquajturit “grupe kontrolli”, të cilët ishin në pritje të krijimit të radhës për të testuar mbi frymën partiake të materialit të ri letrar.
Sot teksa jetojmë historitë koklavitëse të shekullit 21, spiunimi, raportimi tek eprori yt për kolegun për hir të karrjerës, është për fat të keq normalitet. Nis e vë në dyshim qënien tënde. Në sistemin 45 –vjeçar diktatorial, individi ishte përballë alternativave jetike, ku një pakënaqësi e shfaqur në publik, i jepte rrokullimën gjithë familjes dhe të afërmëve sëbashku. Sot spiunimi (i padokumentuar) është më pak përfshirës duke shpërblyer limitisht vetëm personin të cilit favori i zgjat fare pak (është afatshkurtër). Pra evoluimi ynë, nuk ka hequr asgjë nga tradita e shkuar njerëzore. Sërisht ka njerëz që spiunohen dhe spiunojnë. Tradhëtohen, eliminohen apo lartësohen; për se??! Ndryshe ndodh kur ky fenomen realizohet në emër të një çështjeje madhore (interesat shtetërore). Ne, mbetemi rishtas ato qëniet ku ndërgjegjen e komandojmë drejt nevojave prioritare, panvarësisht evoluimit. Evoluon vetëm forma, përmbajtja është e njejtë.
Kur nis një histori spinunësh, ne kemi shumë çka mund të rrëfejmë, aq shumë sa shprehjet “të gjithë shqiptarët janë fuksa pa pagesë” të krijon një shije aspak të mirë. Nam ky aspak dinjitoz, por nëse shfleton faqet e historikut të dosjëve shqiptare, befas je pa fjalë për format dhe përfshirjen e tyre.
Nuk kemi pse inspirohemi nga Mata Hari, Frank Sinatra, Greta Garbo… pasi kemi nje listë të gjatë emërore spiunësh shqiptarë ku dominojnë meshkujt. Femrat janë kaq pak saqë ështe i pakonsiderueshëm emri i Pashkë Prelës, masakruar me thikë nga kryebanditi i spiunuar prej saj në sy të fëmijëve. C.I.A, K.G.B. UDB, MI-6, SIM, shërbimet sekrete të cilët konkuronin me format, shkollën dhe njerëzit të cilit rekrutoheshin sa te njëra palën në tjetrën. Shqipëria si vend komunist imitonte vendet me histori të suksesshme spiunimi. Disa elemente u specializuan në shkolla të rëndësishme ruse dhe jugosllave, por pikërisht këtu nisin edhe historitë e tradhëtisë e bashkëpunimit reciprok. Ato që qeveria Shqiptare financoi t’i profesionalizonte, për ironi ishin në bankën e të akuzuarve si spiunë të palës tjetër në vitet në vijim (Kadri Hazbiu, Mehmet Shehu).
Pra, spiunit askush nuk ia pa hajrin, as vetes së tyre jo e jo. Pas ndërrimit të pushtetit kemi dëgjuar dhe parë forma apo metoda tragjike spiunimi. Kemi dëgjuar histori ku megjithë sakrificat e paimagjinueshme, fundet kanë qënë kryesisht tragjike. Spiunë që rrezikuan kaq shumë për të mirat finaciare… dhe u shpërblyen me para të falcifikura duke i lënë në asgjënë e trokës dhe burgut (Ciceroni). Të tjerë pushtetarë me emër në regjimin komunsit studiuar për spiunazh dhe asfiksuar nga presionet dhe gjithë ai pushtet tullumbac që dukej në mediat apo aktivitetet e rradhës duke plasur më pas me zhurmën dhe zhdukjen që sjell vetëm bomba. Armiq të popullit, bashkëpunëtorë me armikun, spiunazhit etj etj.. Edhe kunati i mbretit Zog spiunonte në favor të UDB, madje ai ishte edhe një nga ndihmësit e ardhjes së tij në fron. Por edhe Ceno Bej Kryeziu (kunati i Zogut) u ekzekutua nga 23 vjeçari Alqivjadh Bebi.
Historitë e spiunazhit janë pothuajse me funde aspak të kënaqshme pasi vazhdimisht ose janë tradhëtuar nga dikush, ose janë vetë-eliminuar, ose janë shitur, ose janë masakruar.. Si do që t’i sjellësh, në të gjitha versionet… humbësit më të mëdhenjë janë vetë ata. Humbja e tyre nuk mbaron vetëm me dështimin apo largimin e tyre, ajo vijon të njollosë pinjollët dhe bashkëpunëtorët e deklaruar apo jo. Jetët njerëzorë të cilave u është rrobëruar jeta, nuk munden kurrsesi të fshijnë të vetmin emër ( zbulimi është vetëm çështje kohe) që u solli atë tragjedi. Sot, po dëgjojmë reagimet e emrave të dëmtuar nga të tmerrshmit e sigurimit të shtetit. Justina Aliaj më thotë se tani mundem të fle e qetë se ata që ma banë mundem ti shoh në sy. E njejta gjë ndodh edhe me Maks Velon i cili pasi lexoi dosjet, lëshoi deklarata që na lanë pa fjalë pasi shtrirja e makthit ishte deri në shtëpi. Ilir Demaliaj babai e bëri të marrë ta shpëtonte nga kthetrat e mostrës komuniste. Por format, presionet, nuk mund të shërohen kurrë më.
Histori të vërteta
Përgjigje që mbahen mënd
Kadri Hasbiu për shtetin e ri.
Kur Vlash Sh. e pyeti Kadriun që i takonte moshës së djalit të tij aspirues për karrjerë ushtareke se, “pse or lal nuk po na veni icik rregull?”. Hazbiu i përgjigjet – “Feja ka 2000 vjet që thotë mos vidhni, mos plackinsi, mos vrinsi, mos bëni keq dhe prap njerëzit vazhdojnë edhe të vjedhin, edhe të plackisin edhe të bëjnë keq. Ne me dy vjet do i bëjmë të gjitha këto?!
Si u kap nga sigurimi At Antoni
Sheqeri, tradhëtari i heshtur
Anton Harapi (5 Janar1888-20 Shkurt 1946) Frati Françeskan, mësues, mendimtar, shkrimtar dhe politikan shqiptar. Mbahet mënd fjala e tij e fundit para pushkatimim teksa ushtari e pyet “pse po e ruan veladonin nga balta pasi në baltë do shkosh?” “Dua të jem i pastër e i panjollosur siç kam qënë gjithë jetën”, – përgjigjet prifti.
Ndalohet nga sigurimi më 6 qershor 1945 dhe ekzekutohet më 20 shkurt 46’
Jemi në veri të Shqipërisë, aty ku regjimi i sapo ardhur Hoxhian e kishte etiketuar si zona më e nxehtë antikomuniste. Partia kishte ngritur grupet anti- bandë të cilat ishin stërvitur nga sigurimi i shtetit. Ati strehohej në një shtëpi të izoluar, ku jetonte e vetme një grua e moshuar. Grupi i sigurimit hyri për kontrollin e radhës dhe në kohën që po pyeste gruan se me cilin jetonte, pikasën në tavolinë grimcat e sheqerit. Në ato zona të thella dhe në ato vite, sheqeri ishte i pa njohur për popullatën e varfër. Sytë vigjilentë të kryetarit të grupit qëndruan te sheqeri. Ai urdhëroi skuadrën të kontrollonte jashtë shtëpisë, e cila ishte e rrethuar me misra. Gjatë kontrollit në arë, mes misrash, gjejnë të mbledhur kruspull At Andonin.
DOSJA 1086: “Trupi gjykues i perbamë nga Kryetari major Irakli Bozo, antarë majorët Tonin Jakova dhe Gjon Banushi, sekretar aspirant Thoma Rino dhe Zalo Xhomaqi, e prokuror major Misto Treska, me datën 1 Janar 1946 marrin në pyetje At Anton Harapin dhe e dënojnë me vdekje.”
Jemi rreth viteve 80’, koha me mjerimin më agresiv Shqiptar, vitet e fillim-tollonave ushqimore, koha e radhave dhe asgjësë. Por ishin vitet kur sigurimi i shtetit ishte më i konsoliduar se kurrë. Qenë goditur armiq e bashkëpunëtorë dhe asgjesuar një numër i madh shqiptarësh të dyshimtë. /Nga Raimonda SHUNDI (Dervishi)/